Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë, përkundër mëngjesit të freskët, temperaturat ditore shënojnë rritje rapide dhe ajo maksimale parashihet deri në 32°C.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Do të vazhdojnë erërat e thata nga verilindja të cilat fatkeqësisht nuk do të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në vatrat e zjarrit sidomos në Shqipëri. Temperaturat shumë të larta deri në 35 e më lartë.

Nga e Enjta edhe më nxehtë, por erërat do të dobësohen, megjithatë nuk do të ndalen tërësisht.

Të Premtën pasdite vonë në disa vise të Kosovës, lart në veri të Shqipërisë dhe Mal të Zi mund të ketë zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë mjaft të larta ndërsa do fuqizohet ndjesia e zagushisë.

Për fundjavë ulje të lehta të temperaturave dhe vende-vende parashihen zhvillime të rrebesheve lokale të shiut vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Martesa e dy grave shqiptare mes vete ka shkaktuar reagimin e komuniteteve fetare