Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot priten intervale kohore me diell, por edhe shtim i konsiderueshëm i vranësirave.

Lokalisht parashihen edhe reshje të herëpashershme shiu sidomos në veriperëndim dhe veri të vendit dhe po ashtu mund të ndodhë ndonjë rrebesh lokal shiu. Erërat jugore do të fuqizohen dhe temperatura maksimale parashihet 25 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Vranësira të shumta priten në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë, ndërsa në viset tjera më shumë intervale kohore me diell. Loklaisht priten edhe reshje të herëpashershme shiu sidomos në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë.

Reshje të herëpashershme shiu do të vazhdojnë në Mal të Zi dhe thellë në veri të Shqipërisë edhe gjatë fundjavës. Në viset tjera më shumë diell dhe orëve të pasdites mund të ketë zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut në disa zona të izoluara. Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme, kurse rrebeshe paksa më të përhapura priten të dielën pasdite./MeteoBallkan

Lexo edhe:  “Të gjitha produktet Wudy janë të sigurta”, importuesi sfidon AKU-në, konsumon live salsiçen