Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot kryesisht me diell. stabil dhe mjaft i ngrohtë.

Parashihen edhe vranësira të pakta lokale, ndërsa temperaturat maksimale parashihen nga 23 deri në 26 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovën lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë veror. Vonë pasdite mund të ketë zhvillime të izouara dhe aty-këtu ndonjë rrebesh i dobët shiu, por në shumicën absolute të territoreve do të mbetet pa reshje.

Të Martën na pret mot stabil dhe kryesisht me diell, me zhvillime tërësisht të izoluara orëve të pasdites. Rrebeshe të izoluara priten vetëm në disa zona kodrinore-malore të vendeve tona.

Të Mërkurën nxehtë por destabilizim gradual i motit. Pasdite do të ketë gjasa për zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet fillimisht do të jenë të karakterit lokal, pastaj të enjten mund të ketë në tërë territoret tona./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Ky është i arrestuari për dhunimin e të miturës në Gjakovë