Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell.
Herë pas here priten reshje lokale shiu, ndërsa temperaturat do të fillojnë të pësojnë ulje. Ka mundësi edhe për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovën lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Vende-vende priten reshje e rrebeshe të herëpashershme shiu, kurse temperaturat shënojnë ulje kryesisht të lehta.
Reshje të herëpashershme, lokale shiu priten edhe të shtunën, me mundësi edhe për ndonjë rrebesh lokal shiu me bubullimë. Po ashtu do të ketë edhe intervale kohore me diell në disa zona, ndërsa mbetet mot i freskët. Nganjëherë në disa zona priten reshje më intensive.
Nga e diela përmirësim dhe stabilizim i atmosferës, megjithatë mund të ketë reshje të izoluara. Presim më shumë intervale kohore me diell dhe shumë më pak reshje. Temperaturat do të fillojnë të rriten./MeteoBallkan