Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje, dhe parashihet të luhaten nga 5 ajo minimale deri në 24 apo 25 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por në disa zona me vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe pritet mot  i këndshëm pranveror dhe veror.

Mot i ngjashëm na pret edhe në fillim të javës së re, pra pritet të kemi mot të këndshëm pranveror dhe veror. Me fillimin e muajit të ri do të ketë shtim gradual të vranësirave dhe reshje të pakta, të lokalizuara shiu.

Nga dita e dytë e muajit Maj parashihet të kemi destabilizim gradual të atmosferës, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të rrebesheve lokale-afatshkurtra të shiut me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Vushtrriasi kërcënon ish-mikun pasi gruaja vendosi të ndahej nga ai