Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale.

Vranësirat nganjëherë lokalisht do të kushtëzojnë riga shiu si dhe pasdite rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, vetëm në disa rajone të caktuara. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 26 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore Luginë dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Vende-vende, herë pas here priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë..

Nga e premta përmirësim i motit dhe priten më shumë intervale kohore me diell. Reshjet do të rrallohen dukshëm, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje graduale. Të hënën reshje kalimtare në Kosovë./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Ministrja Hajdari në gjykatë pas publikimit të përgjimeve, denoncon Berat Buzhalen me portalin e tij Nacionale