Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Prilli fillon me mot të ngrohtë veror.

Gjatë ditës pritet mot mjaft i nxehtë, me diell dhe me vranësira të pakta të shtresave të larta si dhe grimca të shumta sahariane. Temperaturat pritet të kulmojnë dhe të arrijnë deri në 27 gradë Celsius maksimalja.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Gjatë natës në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë vjen fronti i ftohtë me rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Më vonë fronti i ftohtë depërton edhe në Kosovë, por reshje në Kosovë do të jetë krejtësisht të pakta dhe sporadike. Ka gjasa për ndonjë rrebesh të izoluar shiu me ndonjë bubullimë. Më së voni fronti arrin në Maqedoninë Veriore dhe jug e juglindje të Shqipërisë ku ndikimi i tij do të jetë krejtësisht i dobët. Madje, edhe ulja e temperaturave do të jetë e vogël.

Nga e marta më freskët, në Kosovë me temperatura deri në 20 ose 21 gradë Celsius si dhe me ndonjë rrebesh lokal shiu në zona të izoluara. Në viset tjera pak më ngrohtë dhe pa gjasa për ndonjë reshje. Në Maqedoni dhe Shqipërinë mesdhetare edhe nxehtë, por pak më freskët se me 1 Prill./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Moti sot në Kosovë, meteorologët tregojnë kur ndreqet koha