Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell pas rrebesheve të shiut që priten orëve të hershme të mëngjesit.

Temperaturat do të shënojnë rritje, por do të fryjnë erëra nganjëherë të fuqishme nga jugperëndimi.

Sonte gjatë orëve të natës një sistem masiv frontal do të përfshijë Shqipërinë me rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Ky sistem do të parakalojë edhe Kosovë gjatë orëve të natës ose mëngjesit të hershëm. Priten rrebeshe shiu, lokalisht intensive dhe me bubullima.

Rrebeshe mjaft intensive priten sonte edhe në Mal të Zi, ndërsa në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës rrebeshet arrijnë më vonë dhe do të jenë kalimtare.

Gjatë paradites ose mesdites së nesërme vranësirat largohen e anticikloni nga Libia depërton në territoret tona.

 

Lexo edhe:  E rëndë: 27-vjeçarja në Gjakovë tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital