Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet rritje të ndjeshme të temperaturave, ngase masa të ngrohta ajrore vijnë nga Afrika veriore, ndërkohë që reshjet e shiut do të dobësohen dhe do të mbesin krejtësisht të izoluara.

Në shumicën e territorit të Kosovës të mërkurën ditën nuk pritet të ketë reshje

Do të fryjnë erëra nga juglindja të cilat do të jenë të përzera me pluhur saharian nga Shkretëtirat e Afrikes veriore. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 18 gradë Celsius.

Në Shqipëri më shumë vranësira dhe rrebeshe shiu, por nesër gjatë ditës edhe atje reshjet do të ndalen për tu rigjeneruar përsëri gjatë natës së ardhshme me rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat shënojnë rritje në tërë rajonin, ndërkohë që reshje do të jenë të izoluara.

Në mbrëmje vonë dhe gjatë natës dhe mëngjesit të së Enjtes reshje dhe rrebeshe intensive përfshijnë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës. Sistemi frontal do të kalojë shumë shpejt dhe gjatë ditës së Enjte përmirësohet moti, por mbeten erërat nganjëherë të fuqishme.

Nga e Premta pritet të kemi stabilizim të atmosferës dde rritje të ndjeshme të temperaturave. Nga pranvera do të kalojmë në mot veror gjatë fundjavës./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Tragjedi në Zvicër: Kosovarja plagoset rëndë nga ish-bashkëshorti, ai vret veten dhe një person tjetër