Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Lokalisht priten riga ose ndonjë rrebesh i shkurtër shiu kryesisht në disa zona të izoluara, ndërsa në viset e larta malore priten reshje të herëpashershme, afatshkurtra bore.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Rrallë në disa vise priten riga ose ndonjë rrebesh afatshkurtër shiu, kurse në malet e larta nganjëherë priten fjolla bore.

Reshje të herëpashershme lokale, afatshkurtra shiu e bore në zonat e larta malore parashihen edhe ditëve të ardhshme, por gjithnjë e më të pakta dhe më të izoluara, ndërkohë që në shumë vise nuk priten fare reshje dhe po ashtu priten intervale të herëpashershme kohore me diell.

Mëngjesin e hershëm të së enjtes dhe premtes në disa zona mund të ketë ngrica të dobëta dhe kjo do të varet nga vranësirat/kthjellimet eventuale gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të hershëm.

Temperaturat fillimisht shënojnë ulje të mëtutjeshme, ndërsa rritje kryesisht të lehta të tyre priten të premten dhe gjatë fundjavës./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Policia e Inspektorati në aksion, i bien "tregut të kerreve"