Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot Kosovë parashihet të kemi përkeqësim “dramatik” të motit ku parashihet të kemi kalimin e një sistemi të fuqishëm frontal me reshje e rrebeshe shiu orëve të pasdites.

Paradite ende parashihen intervale kohore me diell dhe vranësira e reshje të izoluara shiu, kurse pasdite dhe në mbrëmje dendësim i madh i vranësirave me reshje e rrebeshe shiu në tërë Kosovën. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta, kurse vazhdojnë erërat lokalisht të fuqishme nga jugu dhe juglindja. Siç kemi theksuar shiu do të përzihet me pluhurin apo rërën sahariane sidomos në fillim të reshjeve. Sistemi nuk do të vonohet shumë në Kosovë, prandaj parashihet kalimi i tij i shpejtë drejt lindjes me ç”rast pason stabilizimi i motit.

Në Shqipëri pritet të mbajë mot i vranët dhe shumë jo-stabil, me zhvillime të fuqishme të rrebesheve të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Lokalisht priten rrebeshe mjaft intensive dhe shtrëngata të fuqishme me bubullima dhe breshër. Rrebeshe dhe stuhi të fuqishme shiu nesër priten edhe në Mal të Zi, ndërsa në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës shiu arrin më vonë orëve të pasdites.

Nga e marta na pret mot pak më i ftohtë dhe me intervale kohore me diell e zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë kryesisht orëve të pasditeve dhe natës./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Komandanti i KFOR-it lajmërohet nga Leposaviqi: Jemi gati për çdo situatë