Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot me vranësira, reshje e rrebeshe lokale shiu, erëra nganjëherë të fuqishme nga juglindja, ndërsa reshjet nuk do të zgjasin shumë dhe do të jenë të herëpashershme.

Temperaturat do të shënojnë ulje kryesisht të lehta dhe ajo maksimale parashihet deri në 15 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira e reshje të herëpashershme shiu. Priten intervale reshjesh dhe rrebeshesh të dendura shiu në disa vise, por në përgjithësi nuk priten reshje të mëdha.

Për fundjavë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Nganjëherë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë vetëm në disa rajone të caktuar. Erërat do të fillojnë të fryjnë nga jugperëndimi.

Reshje më intensive e rrebeshe shiu në viset tona pritet të kemi në fillim të javës së re, ndërsa reshje bore në viset e larta malore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Për 1 Maj ndihmohen 30 familje me pako ushqimore në Vushtrri