Parashikimi i motit për sot dhe ditët tjera

Sot në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Luginën e Preshevës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft ngrohtë për këtë periudhë kohore. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët dhe nëpër disa lugina mund të ketë edhe mjegull kalimtare, ndërsa dita stabile dhe e ngrohtë, me rritje rapide të temperaturave.

Temperaturat maksimale në Kosovë pritet të arrijnë deri në 26 gradë Celsius, ndërsa në Shqipëri deri në 30 gradë Celsius, madje mund të ndodhë edhe ndonjë shkallë më lartë.

Nën ndikimin e fortë anticiklonik apo mases ajrore me presion të lartë atmosferike që kushtëzon mot stabil dhe me diell edhe ditëve të ardhshme na pret mot me diell dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore.

Përkeqësim të kushteve të motit pritet të ketë të dielën pasdite, fillimisht në Mal të Zi dhe veri-veriperëndim të Shqipërisë, ndërsa gjatë natës edhe në Kosovë, pjesë tjera të Shqipërisë, Luginë dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut, pas një kohë të gjatë pa reshje priten reshje shiu dhe ulje e temperaturave.

Ende nuk dihet kohëzgjatja dhe sasia e saktë e reshjeve./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Kosovari lë punën me rrogë 430 euro, shkoi në Zvicër