Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot pritet të mbajë mot stabil, me diell dhe mjaft i këndshëm vjeshtor.

Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe vende-vende edhe me ngrica, ndërsa dita stabile, me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat pritet të luhaten nga -2 deri në 14 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot stabil, me intervale të gjata kohore me diell dhe lokalisht me vranësira të pakta lokale. Do të jetë një ditë me mot mjaft të këndshëm, pëpos mëngjesit ku në disa vise priten ngrica e në disa lugina pritet të ketë mjegull.

E Marta sjellë përkeqësim gradual të motit. Do të kemi shtim të vranësirave e pasdite dhe në mbrëmje edhe reshje lokale shiu. Do të fryjnë erëra jo aq të fuqishme kryesisht nga juglindja. Shiu do të vazhdojë edhe të mërkurën kur priten ulje të temperaturave dhe reshje bore në zonat malore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Elshani thotë se me 24 shtator në Banjskë kanë pasur komunikim vetëm me Igumanin e Manastirit