Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot pritet të kemi përmirësim të motit. Pas një mëngjesi të ftohtë dhe vende-vende me mjegull, dita do të pasojë me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat shënojnë rritje dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 15 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë do të ketë përmirësim të motit. Në mëngjes lokalisht pritet të ketë mjegull të dendur, sidomos në disa lugina dhe ultësira, por dita vijon me kthjellime dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat shënojnë rritje.

E Marta sjellë rritje të mëtutjeshme të temperaturave dhe erëra nga jugu dhe jugperëndimi, ndërkohë që një front i ftohtë fillon të afrohet direkt nga veriu i Kontinentit.

Të mërkurën nga mesdita ose pasdite parashihet të kemi ardhjen e frontit të fuqishëm të ftohtë ajror i cili do të kushtëzojë reshje të dendura kalimtare.Vonë pasdite ose në mbrëmje ulje të ndjeshme të temperaturave. Në zonat e ulëta reshje e rrebeshe shiu, ndërsa në viset e larta malore reshje të dendura kalimtare bore. Fonti do të largohet shpejtë dhe do të pasojë përmirësimi i motit. Në Shqipëri ndikimi i këtij fronti do të jetë dukshëm më i vogël.

Të enjten na pret mot më i qetë dhe më stabil, ndërsa nga e premta përkeqësim i motit./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Në këto vende janë vendosur bazat ushtarake serbe pranë Kosovës