Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot pritet të kemi mot mjaft të nxehtë, me diell dhe vranësira të cilat parashihet të kushtëzojnë riga dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Pasdite vonë priten zhvillime paksa më të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse, por do të freskojnë ato rajone ku do të ndodhin. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 32 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë, me diell dhe vranësira të cilat në disa vise pritet të zhvillohen dhe të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të mërkurën na pret mot me ulje të lehta të temperaturave. Priten rreze diellore dhe vranësira lokale. Lokalisht edhe rrebeshe të izoluara shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Mot i ngrohtë do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme, me diell dhe vranësirsa lokale. Pasditeve do të ketë zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë vetëm në disa rajone të caktuara. Temperaturat pas uljes së lehtë do të shënojnë përsëri rritje./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Lajmi i hidhur: Vdes ish drejtori i shkollës dhe mësimdhënësi drenicas