Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat mund të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu vetëm në disa rajone të caktuara.

Do të vazhdojë të jetë mjaft nxehtë dhe temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 33 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe në disa vise edhe vranësira e ndonjë rigë shiu. Temperaturat do të jenë mjaft të larta, në Shqipëri deri në 35 gradë Celsius.

Mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë na pret të enjten dhe të premten. Temperaturat shënojnë rritje të mëtutjeshme.

Të shtunën ndryshim drastik i motit. Priten intervale kohore me diell e vranësira dhe zhvillime të fuqishme të rrebesheve të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende ka gjasa për shtrëngata të fuqishme me breshër dhe vetëtima e bubullima intensive. Rrebeshe intensive do të ketë edhe në zonat bregdetare./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Pensionohet një ndër profesorët më të dashur e përkushtuar, Qazim Nimani