Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot na pret mot më i këndshëm, ne intervale të gjata kohore me diell e vranësira lokale. Ka gjasa edhe për ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu me ndonjë bubullimë. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 29°C.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë dhe Mal të Zi nesër po ashtu ulje kryesisht të lehta të temperaturave dhe pritet mot i këndshëm, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Në disa vise priten rrebeshe afatshkurtra shiu me ndonjë bubullimë.

Nga e marta më nxehtë dhe kryesisht me diell dhe stabil. Të mërkurën shtim i vranësira dhe ndonjë rigë lokale shiu.

Të Enjten dhe të premtën na pret mot me vapë të fortë verore dhe kryesisht me diell. Ka gjasa për ndonjë zhvillim të izoluar. Për fundjavë në tërë rajonin destabilizim i fuqishëm i motit dhe ulje e temperaturave.

Lexo edhe:  Sot varroset 30 vjeçari nga Vushtrria, vdiq dje në rrethana të dyshimta