Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

Sot na pret mot mjaft i nxehtë, me diell dhe vranësira të cilat do të marrin karakter zhvillimi duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Lokalisht priten rrebeshe intensive kalimtare sidomos në disa vise të Dukagjinit. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 32 ose 33 gradë Celsius. Në zonat e rrebesheve të shiut normalisht do të ketë ulje të përkohshme të temperaturave.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat lokalisht do të zhvillohen dhe do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e diela na pret mot me diell, i nxehtë dhe me vranësira të pakta lokale. Pasdite vetëm në disa vise parashihen zhvillime të ndonjë rrebeshi lokal me vetëtima dhe bubullimë./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Fahri Musliu reagon pas raportimeve në Serbi se ai mund të jetë babai i Vuçiqit