Parashikimi i motit për sot deri në vikend

Sot pritet të kemi mot me diell dhe vranësira të shpeshta lokale.

Rrallë në disa zona parashihet ndonjë rrebesh lokal shiu, ndërsa do të frynë erëra nganjëherë të freskëta nga veriu. Temperatura maksimale deri në 31 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Rrallë në disa zona kryesisht kodrinore-malore mund të ketë ndonjë rrebesh lokal shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Nga e Premtja rritje e temperaturave dhe mund të kemi një valë të re nxehtësie, por e cila nuk do të jetë aq intensive sikur herën e kaluar. Reshje atmosferike nuk pritet të ketë, por megjithatë atmosfera nuk do të jetë plotësisht stabile, sepse pasditeve rrallë në disa zona do të ketë zhvillime të izoluara dhe rrebeshe të izoluara shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Lexo edhe:  Vrasje në tentativë: Burri sulmon me sëpatë familjarët e tij të moshuar, gruaja mbetet e plagosur rëndë në kokë