Parashikimi i motit për sot

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale bore.

Reshje më të shpeshta dhe më intensive priten në jug, jugperëndim dhe juglindje të vendit e më të pakta priten në veri, por në të gjithë territorin priten centimetra të ri me shtresa bore. Në disa vise në jug priten shtresa të mëdha.

Do të fryjnë erëra mjaft të ftohta nga veriu, ndërsa temperaturat nga -5 deri në -1 gradë Celsius.

Lexo edhe:  ‘Sallamadi sistem’: Mjeku që duhej të ishte në QKUK sipas orarit, zihet duke punuar në privat