Befason moti, këtyre ditëve vjen i ftohti sërish – kthehet edhe bora

Java fillon me ngrica e kthjellime. Të martën temperaturat në rritje. Nga mesi i javës sërish reshje shiu e bore, dhe rënie e temperaturave.

12.03.2023 – Me ngrica fillon dita e hënë, por se me mot kryesisht me diell, e ditën temperaturat në rritje graduale deri të martën. Kalimi i një fronti të ftohtë ditën e mërkurë sjell sërish të reshura shiu, por edhe bore si dhe rënie të temepraturave. Vransirat gjatë ditës së enjte shpërndahen, e të premten kthjellime, por orëve të mëngjesit ngrica.
Fundjava, sipas parashikimeve të fundit mbizotërohet nga kthjellime dhe intervale më të gjata me diell, si dhe rritje të temperaturave.

Koncentrimet e ndotësve ajror do të jenë më të rritura ditën e hënë, duke çuar indeksin e cilësisë së ajrit edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. Nga dita e martë, qarkullimi më i mirë ajror dhe të reshurat do të mbajnë të shpërndarë ndotësit ajror, e indeksi i cilësisë së ajrit do të kalojë edhe në vlera të pranueshme.

13.03 – Kryesisht kthjellët. Mëngjesi i ftohtë e me ngrica. Ditën më butë.
14.03 – Intervale me diell dhe vransira shtresore të larta. Ditën më ngrohtë.
15.03 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes riga lokale shiu. Pasdite priten rrebeshe shiu, që më vonë shndërrohen edhe në reshje bore.
16.03 – Ftohtë. Vransira dhe intervale me diell pasdite.
17.03 – Ngrica në mëngjes, e gjatë ditës kryesisht me diell.

Temperaturat minimale zbresin edhe deri në -4C në fillim të javës dhe ditën e premtë, ndërsa maksimalet deri të martën shënojnë rritje në 15C e 17C, por me një rënie të përkohshme ditën e enjtë në 5C.
Era fryn nga jugu e lehtë dhe mesatare 4-9m/s, e të mërkurën mbrëma ndryshon drejtimin në veriore dhe frynë me hove edhe deri në 12 e 14m/s ditën e enjtë.
Shtypja atmosferike pas një rritjeje në fillim të javës, sërish në rënie të thellë nën vlera normale.

Lexo edhe:  E dhimbshme për familjen Alidemi, ky është 33-vjeçari që u gjet i varur në katin e tretë të ndërtesës