Parashikimi i motit për këtë fundjavë

Gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

“Reshjet do të jenë të intensitetit të mesëm deri të lartë dhe parashihen të përfshijnë gjithë territorin, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

IHK-ja ka bërë të ditur se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Lexo edhe:  Prizrenasi futet në sherr me vëllain, ia rrah bashkëshorten posa del nga shtëpia