Parashikimi i motit për ditën e sotme dhe ditët në vijim
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot i paqëndrueshëm do të na shoqërojë deri me 12 qershor, teksa nga data 19 pritet një stabilizim i theksuar i motit.
“E hëne- Mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu. Sa i përketë temperaturave , ato do të jenë të pandryshueshme me ditët e javës që po e lëm.
E marte- Mot kryesisht i ngjajshmëm, diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi.
E merkurë- Mot me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu intensiteti i të cilave do të jetë më i dobët. Reshje më të fokusuara do të jenë në relievin malor.
E enjte- Mot i ngjajshëm po thuaj me të gjithë elementet dhe dukuritë që ishin prezent ditëve të fundit, diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh.
E premte- Mot i vranët dhe me intervale me diell.Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me ditet e fundit.
Shkarkime rrufesh në shumë zona parashihen gati çdo ditë, por nuk përjashtohen mundesitë që në zona të izoluara të bie breshër, si pasojë e ndryshimeve termike dhe barike.”