Parashikimi i motit nga sot deri të premten
Të Mërkurën në Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu sidomos orëve të hershme të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës reshjet lokalisht pritet të ndërpriten ku mund të ketë edhe intervale të shkurtra kohore me diell në disa rajone, ndërsa reshjet do të jenë të pranishme në disa zona të caktuara.
Temperaturat pritet të shënojnë ulje dhe maksimalja parashihet deri në 16 apo 17 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Mërkurën pritet të mbajë mot me vranësira dhe reshje të herëpashershme, lokale shiu. Gjatë dites apo pasdites në disa zona priten edhe kthjellime apo intervale kohore me diell, ndërsa reshjet do të lokalizohen. Më pak reshje të mërkurën priten në jug të Shqipërisë dhe në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Luginës.
Të Enjten pritet kemi mot mjaft të paqëndrueshëm, me vranësira të dendura të cilat herë pas here do të kushtëzojnë reshje shiu dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende parashihen reshje dukshëm më intensive se ditëve të kaluara.
Nga e Premtja vazhdon mot i ndryshueshëm dhe pak më i ftohtë, me vranësira e nganjëherë edhe intervale kohore me diell. Nuk do të mungojnë reshjet e herëpashershme të shiut që mund të jenë edhe në formë të rrebesheve lokale me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan