Parashikimi i motit nga sot deri premten

Sot pritet të kemi mot relativisht të ftohtë, me diell dhe vranësira lokale, ndërsa mëngjesi pritet të jetë mjaft i ftohtë dhe me acar.

Temperaturat pritet të lëvizin nga -4 ajo minimale deri në 12 gradë Celsius ajo maksimale. Do të vazhdojnë erëra të ftohta nga veriu dhe verilindja të cilat do të vijnë duke u dobësuar.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Acar në orët e mëngjesit në zonat e veriut të Malit të Zi, veriut dhe lindjes së Shqipërisë dhe shumë vise në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës. Acari do të jetë kalimtar fatmirësisht.

Të enjten më ngrohtë gjatë ditës, ndërsa në mëngjes mund të ketë acar të lehtë në Rrafshin e Kosovës dhe viset  kodrinore-malore të rajonit.

Të premten një front kalimtar sjellë ulje të sërishme kalimtare të temperaturave dhe reshje kalimtare shiu të karakterit lokal.

Të shtunën përsëri më ngrohtë dhe me erëra nga jugu./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për diten e diel dhe ditët në vazhdim