Parashikimi i motit nga sot deri në vikend
Sot pritet të mbajë mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu. Në viset malore priten reshje bore. Nganjëherë priten episode reshjesh të dendura shiu. Në mbrëmje ulje e mëtutjeshme e temperaturave dhe reshjet e borës do të zbresin në Rrafshin e Kosovës, fillimisht në kodrina, pastaj më vonë edhe në zona të ulëta.
Parashihen reshje mjaft të dendura shiu e bore sidomos në pjesën juglindore, lindore, verilindore, veriore dhe qendrore të Kosovës. Gjatë natës dhe mëngjesit të së Premtes rekomandohet kujdes i madh në komunikacion për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve dhe mundësisë për reshje të dendura bore. Në ultësirat e Dukagjinit pritet të ketë vetëm reshje shiu, por mund të ketë përzierje në ndonjë moment.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu e rrebeshe lokalisht intensive. Reshje të dendura shiu priten në shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe në viset kodrinore-malore do ketë reshje bore. Gjatë natës reshjet dobësohen dukshëm në Shqipëri.
E Premtja dimërore me reshje shiu e bore në Kosovë, ndërsa reshje të pakta lokale në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore. Në veri të Malit të Zi reshje të dendura bore. Në mëngjes dhe paradite reshje të dendura bore priten edhe në disa zona të Kosovës. Gjatë dites reshje do të fillojnë të dobësohen.
Fundjava e ftohtë me përmirësim të motit, por mbetet ftohtë e vranët. Në perëndim dhe jug të Shqipërisë më shumë diell. Pasdite (të shtunën) dhe në mbrëmje kthjellim gradual i motit edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore. E diela kryesisht me diell dhe pak më e ngrohtë, ndërsa të hënën priten reshje të reja kalimtare shiu./MeteoBallkan