Parashikimi i motit në fillim të muajit Mars

Sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Do të jetë ende ftohtë për shkak të erërave të ftohta nga veriu dhe verilindja. Mëngjesi do të jetë me acar të lehtë, ndërsa pasdite më shumë kthjellime. Temperaturat nga -3 në mëngjes deri në 10 gradë Celsius në Dukagjin në mesditë dhe pasdite.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe diell. Pasdite atmosfera do të ketë tendencë kthjellimi në tërë rajonin tonë.

Nga e marta na pret mot gjithnjë e më i ngrohtë, por mëngjeset ende do të jenë me acar kryesisht të lehtë. Ditët gjithnjë e më të nxehta me rritje progresive të temperaturave./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Vodhi mjete pune dhe kabllo në vlerë të rreth 1 mijë € në Kamenicë, kapet mat duke i shitur për 300 euro në Prishtinë