Parashikimi i motit gjatë vikendit

Sot pritet të kemi mot me vranësira dhe intervale kohore me diell.

Vranësirat lokalisht mund të sjellin ndonjë rigë ose rrebesh shiu, ndërsa pasdite do të marrin karamter shumë më të zhvilluar dhe do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Reshjet do të jenë të lokalizuara, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 23 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Vende-vende priten zhvillime të fuqishme të vranësirave të shiut që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe dhe stuhi lokale priten sidomos orëve të pasdites.

Mot i ngjashëm do të mbajë edhe ditëve të ardhshme ku priten intervale kohore me diell dhe vranësira e riga e rrebeshe lokale shiu. Pasditeve do të ketë zhvillime të rrebesheve dhe stuhive të izoluara me vetëtima, bubullimë dhe gjasa për breshër. Temperaturat nuk do të pësojnë ndonjë ndryshim të madh, ndërsa në viset bregdetare do të ketë më shumë intervale kohore me diell./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Investitorë nga Zvicra e Gjermania hapin fabrikë në Kosovë, prodhojnë vazo kopshti që do shiten në Evropë