Parashikimi i motit gjatë vikendit

Sot pritet të kemi mot të ngrohtë për këtë periudhë kohore.

Parashihen riga të rralla lokale shiu, intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme lokale si dhe erëra nga jugperëndimi. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë ende të larta dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 22 ose 23 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira, intervale kohore me diell dhe riga ose rrebeshe lokale shiu vetëm në disa zona. Do të vazhdojnë temperaturat e larta për këtë periudhë kohore.

Ditëve të ardhshme edhe më nxehtë. Parashihen intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale e ndonjë rigë ose rrebesh i rrallë, lokal shiu. Në prëgjithësi pritet mot i nxehtë dhe me diell e erëra nga jugu e jugpepëndimi.

Nga e mesi i javës një ciklon i ri afrohen duke sjellë shi fillimisht në Mal të Zi, pastaj edhe në disa zona të Shqipërisë e më rrallë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Kurti thotë se nuk e anulojnë vendimin për dinarin