Parashikimi i motit gjatë vikendit
Nëntori nis i ngrohtë dhe me temperatura të larta ditore. Natyrisht mëngjesi do të jetë i ftohtë, vende-vende me mundësi për mjegull afatshkurtër dhe brymë.
Paradite dhe gjatë ditës do të ketë rritje rapide të temperaturave dhe ajo maksimale do të arrijë të paktën deri në 22 gradë celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e shtuna sjellë mot me diell dhe vranësira lokale. Do të jetë një ditë pothuajse pranverore, madje edhe verore në disa zona të Shqipërisë. Vetëm në jug të vendit do të ketë vranësira lokale të shpeshta me mundësi për ndonjë rigë të dobët shiu.
Ditë pranverore do të jetë edhe dita e diel, madje mund të jetë edhe ndonjë gradë më ngrohtë. Vranësira lokale do të ketë në rajon, por më të theksuara në pjesë të Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Të Hënën ndryshim i motit
E Hëna ende e ngrohtë, por pasdite do të ketë shtim të vranësirave dhe gjasa reale për reshje shiu e rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.
Në Shqipëri rrebeshet lokale pritet të fillojnë më herët, ndërsa në Kosovë më vonë pasdite ose majde edhe në mbrëmje kur pritet të depërtojë edhe një front i ftohtë ajror me ulje të temperaturave./MeteoBallkan

