Parashikimi i motit gjatë vikendit
Fundjava në Kosovë nis me vranësira dhe e ftohtë, vende-vende me reshje të dobëta shiu e bore, por gjatë ditës së shtunë temperaturat do të shënojnë rritje të lehta dhe priten edhe intervale kohore me diell sidomos pasdite.
Temperaturat minimale priten rreth 1 gradë Celsius, kurse ajo maksimale pritet të arrijë deri në 11 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e shtuna sjellë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira por pa reshje atmosferike. Më shumë diell do të ketë në perëndim të Shqipërisë e më shumë vranësira në veri dhe lindje. Pasdite vonë kthjellim në gati tërë rajonin.
Të dielën pas kthjellimit afatshkurtër, vranësira të reja arrijnë me reshje kalimtare shiu dhe erërat jugperëndimore rritin temperaturat në atmosferë. Njëkohësisht të dielën vonë apo të hënën herët një front i ri i ftohtë ajror afrohet nga veriperëndimi duke sjellur reshje të reja shiu e borë vetëm në viset e larta malore. Shtjella e dobët ciklonike përshkon shumë shpejtë Shqipërinë dhe do të sjellë rrebeshe të dendura në shumë pjesë të Shqipërisë.
Reshje lokale shiu priten edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore. Temperaturat pas rritjes afatshkurtër pësojnë rënie përsëri, (por jo shumë të theksuara) sepse masat ciklonike do të jenë ende mjaft aktive në lindje të Kontinentit shumë afër viseve tona duke pamundësuar rritjen e ndjeshme të temperaturave ditëve të ardhshme sidomos në viset tona kontinentale./MeteoBallkan