Parashikimi i motit gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë veror.

Mëngjesi do të jetë i freskët, ndërsa dita stabile dhe me diell. Erërat nganjëherë do të fryjnë të freskëta kryesisht nga veriu, ndërsa temperaturat maksimale nga 27 në Rrafshin e Kosovës deri në 30 në Dukagjin.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë veror. Në pjesët perëndimore dhe qendrore të Shqipërisë temperaturat do të jenë mjaft të larta deri në 35 gradë Celsius. Në lindje dhe juglindje pak më freskët.

Edhe dita e diel do të jetë e kthjellët dhe e ngrohtë si dhe pa mundësi për ndonjë përkeqësim.

Java e re fillon me diell dhe nxehtësi. Nga e marta mund të shtohen gjasa për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë / Një person i plagosur, i dyshuari në arrati