Parashikimi i motit gjatë vikendit

Të Shtunën në Kosovë do të vazhdojë të mbajë mot i paqëndrueshëm, me vranësira e intervale kohore me diell dhe reshje të herëpashershme, lokale shiu. Gjatë dites priten edhe zhvillime konvektive me rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër të izoluar. Reshje nuk do të ketë në tërë territorin. Temperaturat maksimale deri në 20 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë dhe Mal të Zi të Shtunën priten vranësira, intervale kohore me diell, reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë, pra të gjitha ngapak. Vende-vende mund të ketë ndonjë shtrëngatë të fuqishme me breshër, por këto zhvillime do të jenë të karakterit lokal dhe nuk kapin territore të mëdha.

Edhe dita e diel do të jetë jo-stabile, me diell, vranësira të shpeshta dhe zhvillime të fuqishme konvektive, me rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër të izoluar.

Të Hënën rrebeshet e shiut do të jenë shumë më të pakta në Kosovë dhe po ashtu më të izoluara, ndërsa vazhdojnë në shumë pjesë të Shqipërisë.

Nga e Marta stabilizim në tërë rajonin dhe rritje graduale e temperaturave./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Zhduket 27 vjeçari: FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit