Parashikimi i motit gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i ftohtë në mëngjes, ndërsa gjatë dites zbutje e acarit dhe pasdite vonë priten edhe “disa” vranësira. Temperaturat minimale rreth -10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat ditore shënojnë rritje deri në 8 gradë Celsius.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shtim të vranësirave të cilat në perëndim dhe jug të vendit mund të kushtëzojnë ndonjë rigë të dobët shiu. Mëngjesi do të jetë me acar në lindje dhe veri të vendit si dhe në viset kodrinore-malore.

Në Maqedoninë Veriore të shtunën pritet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa pasdite shtim lokal i vranësirave. Pas acarit të mëngjesit gjatë dites priten rritje të lehta të temperaturave. Kryesisht me diell të shtunën edhe në Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi.

Të dielën më shumë vranësira dhe ndonjë reshje e dobët lokale bore. Temperaturat pa ndonjë ndryshim të madh, por acari i mëngjesit do të jetë më i butë.

Nga e hëna më ngrohtë, me vranësira, intervale kohore me diell dhe reshje kryesisht të dobëta-lokale atmosferike, në formë shiu, shqote e bore varësisht nga rajoni.

Masa shumë e ftohtë ajrore me qendër në lindje të Evropes dhe në Turqi do të fillojë që të largohet nga viset tona gradualisht që nga e shtuna, prandaj acari do të zbutet, rrymimet ajrore do të fillojnë të ndryshojnë, por jo shpejtë gradualisht./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Lipjanit, Policia nis hetimet