Parashikimi i motit gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vetëm në disa zona të pakta mund të sjellin ndonjë rigë të dobët shiu, ndërsa në shumë vise priten intervale të gjata kohore me diell.

Temperatura maksimale parashihet afër 20 gradë Celsius.

Në Shqipëri do të ketë më shumë vranësira ndërsa një valë shiu pritet të fillojë nga deti duke u përhapur në disa vise tjera të Shqipërisë. Nuk priten reshje të mëdha dhe nuk pritet të reshjet të zgjasin shumë sepse anticikloni nga lindja nuk do të lejojë që reshjet e dendura nga Itali të depërtojnë në Ballkan. Vranësira dhe reshje afatshkurtra shiu priten edhe në Mal të Zi dhe rrallë në ndonjë vend në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës. Në shumicën e territoreve priten intervale të gjata kohore me diell.

Mot pothuajse i ngjashëm na pret edhe ditëve të ardhshme. Më shumë diell se vranësira, ndërsa temperaturat pa ndonjë ndryshim që vlen të përmendet./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Reduktime të energjisë elektrike sot