Parashikimi i motit gjatë vikendit

Nën ndikimin e plotë anticiklonik nesër në Kosovë parashihet të kemi mot me diell dhe të nxehtë veror. Vranësirat do të jenë të pakta, ndërsa nxehtësia e durueshme ngase nuk do të jetë shumë zagushi. Temperatura maksimale deri në 27 gradë Ceslius.

Të Dielën në Kosovë na pret mot me diell dhe më i nxehtë veror. Temperatura deri në 30 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot dhe nesër pritet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë veror, por pa nxehtësi të madhe. Temperaturat do të shënojnë rritje pas freskisë së së Premtes.

Të Hënën pritet mot me diell, por edhe zhvillime të fuqishme konvektive. Orëve të mesdites apo pasdites priten rrebeshe të fuqishme, por të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Reshjet do të jenë të karakterit lokal.

Nga e Marta fillon vala më e re e fuqishme e nxehtësisë tropikale. Rrebeshet e shiut do të jenë gjithnjë më të rralla dhe më të izoluara./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Nëse i shihni këta dy persona njoftone menjëherë Policinë e Kosovës