Parashikimi i motit gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të pakta lokale dhe intervale kohore me diell.

Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me ngrica e mundësi për mjegull dhe vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira. Dita stabile dhe me shumë intervale kohore me diell. Temperaturat parashihet të luhaten nga -4 ajo minimale deri në 7 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot stabil dhe me intervale kohore me diell. Mëngjesi i ftohtë, lokalisht me mjegull dhe ngrica, ndërsa dita stabile dhe me intervale kohore me diell.

Të dielen shtim gradual i vranësirave e në orët e pasdites reshje lokale shiu bore e shqote. Reshjet do të jenë kryesisht të dobëta dhe kalimtare.

Nga e hëna përmirësim i motit, me mëngjese të ftohta e ditë stabile dhe me rritje graduale të temperaturave, megjithatë në disa vise do të ketë riga afatshkurtra shiu. Temperaturat ditore do të shënojnë rritje graduale./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Mësohet motivi që çoi në plagosjen e dy personave në Prishtinë