Parashikimi i motit gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të dendura, por edhe me intervale kohore me diell sidomos orëve të pasdites.

Gjatë natës, mëngjesit dhe paradite priten reshje dhe rrebeshe të herëpashershme shiu, lokalisht edhe me bubullima. Nga mesdita ose pasdite dhe në mbrëmje reshjet pushojnë dhe priten erëra të forta nga jugperëndimi dhe intervale kohore të gjata diellore, ndërsa reshjet mbesin të rralla dhe të izoluara.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira të dendura dhe pasdite dhe në mbrëmje edhe me intervale kohore me diell dhe kthjellime. Reshje dhe rrebeshe intensive pritne lokalisht orëve të mëngjesit dhe paradites sidomos në territorin shqiptar.

Pasdite dhe në mbrëmje reshje pushojnë dhe rrallohen në tërë rajonin, ndërsa në viset e larta malore priten reshje afatshkurtra bore.

Të dielën pasdite ose në mbrëmje pritet të ketë një valë të re reshjesh të dendura sidomos në Shqipëri, Maqedoninë Veirore, Luginë dhe pjesë të Kosovës. Përjashtim mund të bëjë veriu i Kosovës dhe Mali i Zi.

Fillimi i javës së re sjellë përmirësim në kushtet e motit dhe po ashtu në aspektin termik do të ketë rritje të temperaturave, por të mërkurën mund të kemi një front të fuqishëm të ftohtë ajror./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Ishte duke punuar në arë, vdes në vend 16 vjeçari në Junik