Parashikimi i motit gjatë festës së Bajramit

Sot pritet të mbajë mot i nxehtë, me diell dhe vranësira lokale të cilat pasdite mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në viset kodrinore-malore e rrallë në ndonjë rajon tjetër.

Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 30 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale të cilat do të jenë të koncentruara në viset malore. Rrrallë në ndonjë zonë mund të ketë ndonjë rrebesh shiu.

Ditëve të ardhshme na pret mot mjaft i nxehtë veror, por priten edhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në disa zona kodrinore-malore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Tentim vrasja në Graçanicë: Dorëzohen në Polici dy të dyshuarit pas një viti në arrati, zbulohet identiteti i tyre