Parashikimi i motit deri ditën e premte

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten zhvillime të vranësira të cilat në disa rajon do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Më shumë gjasa për rrebeshe shiu ka në veri, veriperëndim dhe juglindje të Kosovës, lokalisht edhe në ndonjë rajon tjetër, ndërsa temperatura maksimale rreth 28 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë pritet mot i ngjashëm, me diell dhe vranësira lokale si dhe zhvillime në zona të izoluara orëve të pasdites. Rrebeshe afatshkurtra përpos Malit të Zi mund të ketë edhe në juglindje të Shqipërisë dhe disa vise në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës.

Nga e enjta na pret mot kryesisht me diell, kurse nga e Premtja edhe shumë i nxehtë, me temperatura mbi 30 gradë Celsius. Rrallë në disa zona mund të paraqiten kushte për zhvillime të rrebesheve të izoluara kryesisht në disa zona kodrinore-malore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Nesër rivarroset Liridona Ademaj në fshatin e saj të lindjes