E rëndë: Rrëzohet një person nga një banesë në Mitrovicë, dyshohet se ka vdekur

Një person është rrëzuar nga një objekt i lartë para rreth gjysmë ore në qendër të Mitrovicë.

Burime të sigurta të “Jepi zë” brenda Policisë e kanë konfirmuar rastin, duke thënë se si pasojë e lëndimeve të rënda personi ka ndërruar jetë.

Gazeta ka kontaktuar edhe zyrtarisht zëdhënësim Avni Zahiti, por ai nuk ka mundur të jap detaje për momentin.

Ndërkohë, Gazeta mëson se personi ra nga një objekt i lartë dhe si pasojë e plagëve të rënda ka humbur jetën.

“Jepi zë” do t’ju mbajë të informuar për rastin

Lexo edhe:  Burri në Gjilan raporton se i ka humbur gruaja, kërkon ndihmën e Policisë