Parashikimi i i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të kemi mot stabil, të këndshëm dhe mjaft të ngrohtë pranveror dhe veror.

Temperaturat do të shënojnë rritje dhe parashihen shumë pak vranësira. Maksimalja parashihet të arrijë deri në 25 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën Lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell stabil dhe mjaft i ngrohtë pranveror e veror. Temperaturat do të shënojnë rritje në tërë rajonin dhe atmosfera do të jetë pothuajse tërësisht e stabilizuar.

Edhe më nxehtë të martën dhe të mërkurën, me shumë diell dhe temperatura në Kosovë deri në 27 gradë Celsius. Mund të ndodhë edhe 28 sikurse edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore.

Nga e enjta do të vazhdojë të mbajë mot i thatë dhe kryesisht me diell, por temperaturat mund të shënojnë ulje të lehta./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Lajm i rëndë: Vdes 15 vjeçari Ardian Beka nga Kçiqi me banim në Norvegji