Paraqitet vetë në polici, rezulton me urdhër-arrest për vjedhje – dërgohet në mbajtje

Një person i kërkuar me urdhër-arrest aktiv për vepër penale të “Vjedhjes” është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, duke mos qenë në dijeni se ndaj tij ishte lëshuar urdhër nga Gjykata.

Burimet e Sinjalit mësojnë se më 06 gusht 2025, rreth orës 17:30, në stacionin policor në Fushë Kosovë është paraqitur Ramadan Pireva, me qëllim që të verifikojë nëse kishte ndonjë urdhëresë aktive ndaj tij.

Pas kontrollit në sistem, Policia ka konstatuar se ndaj tij ekziston një urdhër-arrest aktiv, i lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Fushë Kosovë, për veprën penale “Vjedhje”.

Urdhër-arresti është zbatuar ndërsa i dyshuari është dërguar menjëherë në Qendrën e Mbajtjes, për veprime të mëtejme procedurale.

Lexo edhe:  LDK-ja i merr VV-së një deputete, Drita Millaku tani zyrtarisht jashtë partisë në pushtet