Paralajmëron Kajtazi: Kur të krijohet Zajednica, do të ketë festë dhe këngë çetnike

Opinionisti Vehbi Kajtazi, vlerëson se Kosova është në proces të konsolidimit të një autonomie për serbët.

“Të gjerë dhe me kompetenca të fuqishme, e cila nis tash por e cila nuk e dimë se ku përfundon”, tha Kajtazi.

Kajtazi tha se me rastin e krijimit të “Zajednicës” do të ketë edhe festime nga ana e serbëve.

“Do të shohësh nacionalizëm, do të shohësh ikonografi, festë me këngë çetnike”, deklaroi ai.

Ai deklaroi se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovernier, po mundohet që ta zbusë përmmbajtjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Unë shoh një frikë të faktorit ndërkombëtar, të reagimit lidhur me përmbajtjen dhe si do të duket autonomia e serbëve në Kosovë”, tha opinionisti Kajtazi në Rubikon.

Lexo edhe:  Demantohet drejtori i Arsimit në Podujevë, kryesindikalisti thotë se greva vazhdon