Paralajmërohen banorët e fshatrave të Prishtinës, mund të dëgjojnë krisma të fuqishme

Komuna e Prishtinës njofton se njësitet e FSK-së do të realizojnë dy ushtrime fushore në fshatrat Ballaban, Dyz, Sharban, Makovc, Keqekollë dhe Koliq.

“Ju njoftojmë se në datat 18, 19, 20 dhe 24 nëntor, një nga njësitë e FSK-së përkatësisht AM/QSU do të realizojë dy Ushtrime Fushore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Gjatë zhvillimit të aktiviteteve në Ushtrim Fushor do të ketë të shtëna me armë me municion shkollor.

Lexo edhe:  Osmani e godet Thaçin për fundvit: Koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar