Panik në aeroplanin që u nis nga Prishtina drejt Bazelit, kthehet në aeroport pas 40 minutave në ajër

Aeroplani që ishte nisur sonte nga Aeroporti i Prishtinës për Bazel, është detyruar të kthehet pas ngritjes në ajër, për shkak të një problemi që ia ka pamundësuar fluturimin drejt Zvicrës.

Kjo situatë ka shkaktuar panik dhe shqetësim të madh te udhëtarët që ndodheshin në aeroplan.

Akoma nuk dihet zyrtarisht se ku ka qenë problemi dhe nëse është evituar.

Por, sipas një udhëtareje që ishte brenda aeroplanit, problemi qëndronte me derën e aeroplanit, e cila nuk ishte mbyllur mirë.

Lexo edhe:  E dhimbshme: 38 pula i vidhen një grua