Pamje të trishta: Minatorit të “Trepçës” i bie të fikët gjatë grevës
Në minierën e Stantërgut në Trepçë po vazhdon greva e urisë nga minatorët.
Ata po refuzojnë të hanë e të pinë, duke kërkuar që t’u plotësohen kërkesat e tyre.
Një moment i dhimbshëm ka ndodhur sot, i cili shihet në një video të siguruar nga lajmi.net. Një minatorit i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe të njëjtit i ka rënë të fikët.
Ai shihet më pas tek nxirret nga minatorët tjerë të cilët e ndihmojnë.
Minatorët grevistë kanë parashtruar tre kërkesa për Qeverinë e Kosovës.
“Realizimi pagës mujore me kohë nga data: 06–10 [në fillim të çdo muaji]. Shkarkimi i menaxhmentit (kryeshefit) dhe sigurimi shëndetësor dhe kushtet e punës” – thuhet në kërkesën e e minatorëve.
Ndërkohë, mbrëmë, njërit nga minatorët u dërgua për trajtim mjekësor pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore.