Pamje të rrahjes masive në Emshir, shtatë persona arrestohen për lëndim të rëndë trupor

Një rrahje masive ka ndodhur mbrëmë në lagjen Emshir në Prishtinë, ku për pasojë katër persona janë lënduar, ndërsa shtatë të dyshuar kanë përfunduar në pranga.

Rasti tashmë është iniciuar si lëndim i rëndë trupor dhe lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.

Sinjali ka siguruar pamjet e rrahjes brutale, ku viktimat, katër burra dhe një grua pësuan lëndime të rënda trupore.

Siç shihet në videon e mëposhtme, gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të forta, teksa akoma s’dihet motivi dhe rrethanat e tjera.

Nga Policia kanë bërë të ditur se të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

“Janë arrestuar shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht 4 viktimat ( 3 meshkuj dhe 1 femër) kosovarë.

Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor.

Lidhur me rastin të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”

Lexo edhe:  Shqipja dhe Lumbardhi hedhin valle në mes të Tiranës