Pamje të rënda nga aksidenti ku humbën jetën katër anëtarë të klubit gjerman

Katër anëtarë të klubit që bën gara në divizionin e ulët të futbollit gjerman, Alemannia 05, vdiqën në një aksident të tmerrshëm me veturë pranë Karlsruhe.

Mes të vdekurve janë dy futbollistë, një fizioterapist dhe një ish-futbollist i klubit, njoftojnë mediat gjermane, transmeton lajmi.net.

Ata po ktheheshin në shtëpi nga një festë në klub. Aksidenti ka ndodhur vetëm disa dhjetëra metra larg ambienteve të klubit një orë pas mesnate mes së shtunës dhe të dielës.

Sipas policisë, vetura me katër prej tyre ka rrëshqitur dhe ka dalë në korsinë përballë trafikut ku është përplasur me një taksi. Drejtuesi i veturës dhe tre pasagjerët e tij kanë ndërruar jetë në vend.

Në aksident trafiku ka humbur jetën edhe një person nga taksia. Në të, përveç shoferit, ndodheshin edhe dy vëllezër, ku fatkeqësisht njëri prej tyre mbeti i vrarë. Shoferi dhe një pasagjer tjetër nga taksi mbetën të plagosur rëndë.

Të gjithë viktimat e aksidentit janë nga 25 deri në 29 vjeç.

Mëposhtë mund të shihni pamjet e rënda të aksidentit tragjik.

Lexo edhe:  Nëse e shihni këtë person, thirrëni menjëherë policinë